‘The Economist’: 15 mijë viktima në Shqipëri nga Covid

E mërkurë, 12 Janar 2022 16:20

 

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht.

Media prestigjioze ndërkombëtare, ‘The Economist’, publikoi një artikull me vlerësime lidhur me përhapjen dhe fatalitetet e shkaktuara nga Covid-19.

Autoritetet në Shqipëri kanë raportuar më shumë se 3200 jetë të humbura që prej nisjes së pandemisë, por ‘The Economist’ vlerëson se bilanci është 300 herë më i lartë.

Sipas medias prestigjioze, në vendin tonë mund të jenë 12 mijë deri në 15 mijë viktima nga Covid-19.

‘Shumë njerëz që vdesin ndërsa janë infektuar me SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë për të dhe nuk futen në bilancet zyrtare’

‘The Economist’

Kjo ishte një ndër arsyet që nxiti këtë media të studionte shifrat reale të pandemisë. Gjithashtu, edhe qasja e disa shteteve të botës që nuk fusin në balancë personat që humbin jetën nga Covid-19, por që kishin sëmundje shoqëruese apo viktimat që nuk u shtruan kurrë në një spital.

‘Në vend që të përpiqet të dallojë llojet e vdekjeve, qasja e The Economist është që t’i numërojë të gjitha rastet’

The Economist përpunoi të dhëna nga 186 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, dhe doli në vlerësimin se që prej nisjes së pandemisë kanë humbur jetën 19.1 milionë njerëz dhe jo 5.5 milionë sa raportohen aktualisht. /A2

Modifikuar më E mërkurë, 12 Janar 2022 17:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...