Berisha: Kur flisja kundër Ramës, prokurorët rrudheshin! Armët i nxori Basha nga selia

E Enjte, 13 Janar 2022 15:08

 

Lideri historik demokrat Sali Berisha foli pas dëshmisë së sotme të dhënë në prokurori për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se Basha dhe Rama janë shkrirë në një dhe këtu akuzoi se të njëjtat armë të policisë zotëroheshin edhe nga persona që mbronin Lulzim Bashën.

“Momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë ndodh në narkoshtet.

Një çështje që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që me të njëjtat armë të policisë përdornin edhe mercenarët e Bashës. Një pjesë e tyre është ndaluar. Problemi është se armët nga selia u nxorën nga Lulzim “Brava” me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të njerëzve të armatosur në seli, ka foto, por jo vetëm. Nuk ka asnjeri sot që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës e trafikantë si roje të Bashës”, tha Berisha

Sali Berisha tha se sjellja e prokurorëve me të gjatë marrjes në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit ishte e rregullt, por përveç rasteve kur ai përmendte Edi Ramën.

“Sjellja e tyre ishte normale. Pavarësisht se unë konstatoja që kur kishte në deklaratën time momente politike kundër Ramës, ata nuk e pëlqenin këtë, rrudheshin, por unë prapë se prapë fjalën time do t’ua thosha. Ky është një proces që unë do t’u bëjë gjyqin atyre”, tha Berisha i pyetur nga gazetarët pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Më i ashpër, ish-kryeministri u tregua me organet e reja të drejtësisë, që sipas tij nuk mund të hetojnë korrupsionin qeveritar. “Ato janë seksione të partisë”, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...