Nuk ka PD pa Berishën

Premte, 14 Janar 2022 11:05

 

Nga Ylli Manjani/

Me thënë të drejtën më çudit shumë tendenca për të fshirë sy për sy realitetin.

Sali Berisha është themelues, drejtues, leader i Partisë Demokratike. Ai është vetë PD-ja. Çdo qelizë e PD ka në ADN e saj Berishën.

 

Dhe Berisha është gjallë. Ndaj nuk ka asnjë diskutim që sa të jetë gjallë PD është e Tij.

 

E kuptoj që ka njerëz që nuk e duan, madje e urrejnë Berishën. Unë vetë mbetem kritik ndaj tij. Por kjo nuk do të thotë të mos pranojmë të vërtetën absolute që Berisha është PD-ja. Pavarësisht na na pëlqen apo intereson, kjo është e vërteta.

Kritikët tradicionalë të Berishës dhe analistët e qeverisë e dinë këtë gjë. Të mos bëjnë sikur u dhimbset PD-ja, se është hipokrizi bajate. Unë vetë nuk mendoj se PD do jetë më e mirë me Berishën, por pranoj se PD është Berisha dhe se ato ekzistojnë në simbiozë llogjike. Nuk ka PD pa Berishën dmth. Na pëlqen ose jo, duhet pranuar kështu.

E kuptoj edhe llogjikën tezës së bashkimit vullnetar të njerëzve në një parti. Por qartësisht demokratët mblidhen rreth Berishës me një fërshëllimë.

Ky është fakt, jo oponion!

Ndaj ti thuash PD se skeni punë me Berishën dhe anasjelltas, do të thotë të mos ekzistojë PD-ja. Kjo e fundit pushon së ekzistuari nëse Berisha heq dorë prej saj.

Edhe uzurpatorët e saj të sotëm që po vijojnë të pasurohen në emër të PD e dinë këtë gjë. Ndaj kanë hyrë në bunker.

Nuk kanë asnjë shanc të jenë PD-ja më, nëse vijojnë në armiqsi me Berishën. Por nga ana tjetër ata as nuk kanë fuqi ta mbyllin PD në bunker siç janë mbyllur vetë, për sa kohë merr frymë Berisha.

Le pastaj kur flasin me kompetencë idiote pse u themelua PD, kur themeluesi është gjallë dhe i fortë… Qesharakë pa fund!

As teza që PD u nda nuk qëndron. Do ndahej nëse Basha do ishte në betejë me një të rrangut të vet dhe Berisha të mos ishte prezent. Por në betejë me Berishën PD mund të rrudhet nga pastrimi prej mercenarëve, zabtuesve apo protagonistëve njëpërdorimësh, por nuk ndahet.

Për sa të marrë frymë mbi tokë, simbioza Berisha-PD është e tillë.

Lodhen kot të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë të vërtetë të dukshme

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

PS vihet në lëvizje për zgjedhjet e pjesshme vendore/ Zbulohet kandidatja e Shkodrës

Politikë

PS vihet në lëvizje për zgjedhjet e pjesshme vendore/ Zbulohet kandidatja e Shkodrës

  Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 Mars, Partia Socilaiste është vënë në lëvizje dhe ka përzgjedhur disa prej kandidatëve. Kryeministri Edi Rama ka vendosur që Majlinda...

Sasia prej 500 kg drogë e kapur në Mal të Zi në kamionin me bimë medicinale mbetet “jetime”. Zbardhet dëshmia e shoferit dhe pronarit të ngarkesës

Kronikë

Sasia prej 500 kg drogë e kapur në Mal të Zi në kamionin me bimë medicinale mbetet “jetime”. Zbardhet dëshmia e shoferit dhe pronarit të ngarkesës

Drejtuesi i kamionit ku u kap sasia prej 500 kg drogë e llojit marijuanë në Malin e Zi ka deklaruar se nuk kishte dijeni mbi praninë e lëndës narkotike, e...

Fushata e re e markës “Gucci” përballet me kritika të shumta duke përdorur kafshë të vërteta për të festuar “Vitin Kinez të Tigrit”

Lifestyle

Fushata e re e markës “Gucci” përballet me kritika të shumta duke përdorur kafshë të vërteta për të festuar “Vitin Kinez të Tigrit”

  Marka luksoze e modës Gucci është përballur me kritika për fushatën e saj të fundit për të cilën ka paraqitur tigra të vërtetë. Pasi janë publikuar disa foto të fushatës...