Meta, i alarmuar nga kriminelët mercenarë: Basha fshihet pas blindave, nuk do zgjidhje

Premte, 14 Janar 2022 13:30

 

Presidenti Ilir Meta komentoi protestën e 8 janarit para selisë së Partisë Demokratike, duke thënë se në të nuk morën pjesë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike.

Ai u shpreh i alarmuar për blindimin e selisë së PD nga Lulzim Basha, por mbi të gjitha për praninë e kriminelëve mercenarë në seli në krah të Bashës.

"Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent penalë, brenda PD-së, janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje të paanshme. Është e papranueshme të mohohet çdo mekanizëm demokratik zgjidhjeje duke nxitur tinëzisht revoltën e forcën," tha Meta.

Duke treguar fotot e blindimit të selisë dhe strukturat mercenare të Bashës, Meta tha se kjo nuk është zgjidhja.

 

Ai hodhi më tej akuza ndaj Bashës. Presidenti tha se veprimet e kryera nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij tregojnë se ata nuk kërkojnë zgjidhje të krizës.

“Kemi parë nga një palë që vetëm shkarkon, deputetë, kreun e FRPD, e lëvizjes së gruas, pala tjetër kemi parë që nuk përjashton… Kemi parë përpjekje për negociata nga Edi Paloka, por pala tjetër nuk pranon… Është e qartë që thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Bashës, teksa ky i fundit ka deklaruar më parë se nuk do ta lejojë Metën ta përdorë PD si mburojë. Meta tha se ai nuk ka nevojë për mburojë, teksa drejtoi gishtin nga Basha se ishte ai që vendosi blinde në selinë e PD.

"Ata me maska unë i kam çuar atje, blindat unë i kam vendosur? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe skam nevojë për mburojë. Kush fshihet, kush vendos blinda, kush provokon presidentin e për llogari të kujt e bën, ju e dini shumë mirë", tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...