Sot, 14 janar, 31 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës!

Premte, 14 Janar 2022 22:14

 

Nga Sali Berisha - 14/01/2022

Të dashur miq, grupet antikomuniste, qytetarët dhe studentët e Shkodrës, inauguruan Vitin e Ri 1990 në Shqipëri me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste, demostratat e fuqishme të datave 13-14 Janar 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist, Josif Stalin.

Më datë 13 dhe veçanërisht më datë 14 Janar të vitit 1990, mijra qytetarë të Shkodrës i’u përgjigjen thirrjes se grupeve antikomuniste, mbushen dhe dolën në një demonstrat të fuqishme për të çliruar qytetin e tyre nga kulti i njërit prej diktatorëve më gjaksor të kohrave, Josif Stalin dhe për të hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.

Diktatura staliniste e Ramiz Alisë përdori kundër demostruesve ushtrinë dhe mjetet e saj, sigurimin e shtetit dhe policinë e batalionin famkëq të sambistëve për të shtypur demonstratën e parë antikomuniste.

 

Rregjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës demostratën e 14 Janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj Ded Kasnecin, Rin Monajken, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzen vëllezërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali

Hana Kraja etj.

Por jehona e saj brenda dhe jashtë vendi ishte e madhë dhe hapi siparin e një seri ngjarjesh të mëdha të vitit 1990, që do kurorezoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me Levizjen Studentore të Dhjetorit të vitit 1990.

Sot, në këtë 31 vjetor, le të shprehim ne të dashur miq nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për qytetarët pjesmarrës dhe organizatorët e demostratës së 14 Janarit 1990 të Shkodrës, Rozafës së Lirisë.

Rroftë Shkodra! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...