Berisha: Basha të pranojë votën në PD dhe gjithçka është e zgjidhur

Diel, 16 Janar 2022 08:46

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka vetëm një mundësi që ai të bashkëpunojë me Lulzim Bashën.

‘Zgjidhja e vetme është që Basha të njohë votën në parti e të futet në zgjedhje për kryetar’, u shpreh Berisha në një intervistë për ‘Nova Media Albania’.

Sipas ish-kryeministrit, me anë të statutit të ri të miratuar në 11 dhjetor, PD i lejon mundësi Bashës, që të krijohet një fraksion.

Berisha: Marrëveshja është e thjeshtë. Nuk jam unë njeri i interesit personal. Jo. Marrëveshja është e thjeshtë, në rast se Lulzim brava pranon votën gjithçka është e zgjidhur. Do të ketë garë për kryetar partie.

Të vijë të garojë, asnjë pengesë s’do të ketë. Në statutin e 11 dhjetorit vendosëm një nen që partia pranon fraksione në qoftë se ai arrin të krijojë fraksion, statuti i jep këtë të drejtë. Kjo që ju shihni është një revolucion paqësor, i vërtetë. Me këtë dua të them se në ’91-in, pas një rrethi të tërë me foltore dhe mitingje u mblodhëm dhe vendosëm t’i japim ultimatum Ramiz Alisë.

Dolëm nga qeveria dhe ministrat m’u kundërvunë. Unë u mora me revolucionin e jo me ta. Ata nuk u shkëputën nga PD, e ne shkuam drejt një fitoreje të madhe. Ju garantoj ju që Basha e ka të hapur mundësinë e fraksionit dhe të garës, por refuzimi i Bashës nuk përbën asgjë për PD. Janë dhjetëra e qindra mijëra demokratë e njerëz të tjerë që po i bashkohen PD këtë periudhë. Kjo është dallgë, është cunam revolucion. Nuk ka të ndalur drejt fitores së tij të plotë.

Modifikuar më Diel, 16 Janar 2022 13:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...