Meta:Gati të shpall datën e zgjedhjeve për bashkitë e mbetura pa kryetar

Hënë, 17 Janar 2022 21:25

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi në Çim Peka Live në Syri Tv, se është gati të shpallë datën për zgjedhjet vendore në bashkitë e mbetura pa kryetar.

"Në 8 qershor (2019) shpëtova shqiptarët nga vëllavrasja. Iu dhash një mundësi që të mos përplasen. Unë kam pritur vendimin e GJK, ai vendim që erdhi dhe në bazë të hapësirës që kam, të zbatoj ligjin. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë çdo orë, çdo institucion të përgjegjëshëm në vend. Ne nuk presim vendim tjetër të GJK.

Unë nuk dua që asnjë qytetar, në këto bashki, tre për momentin, të mos mendojë që kryetari, apo kryetarja po abuzon, po i bie me top fondeve publike sepse presidenti nuk po dekreton datën e re të zgjedhjeve.

Unë kurrë nuk kam pritur si president, këtë vendim i cili është mosvendim nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore në vend. Në zbatim të Kushtetutës, unë si president jam i detyruar të shpall datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar", u shpreh Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...