Meta: Basha, kryememexhi dhe palo politikan

Tuesday, 18 Janar 2022 08:42

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës dhe ambasadorëve në vendin tonë.

Në një intervistë për media, Meta u pyet mbi deklaratën e Bashës se ai do shpallet non grata sapo të mbaroj mandatin. Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se nuk ka asnjë palo ambasadë që të zgjedh palo politikanët për ti dhënë atij mesazhe.

“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për ti dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën ketu do ta keni. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën le t’ja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton.

Kush zgjedh “Kryememexhiun” ose “Gruan e Bilalit” për ti dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë. Unë kam një axhendë dhe kam vetëm një atdhe. Kush guxon të prekë territorin shqiptar dhe të cënojë sovranitetin tonë ta ketë të qartë se do më ketë mua përballë! Këtu do më kenë të gjithë. Por asnjë nuk thotë dot që Ilir Meta na genjeu. Kjo është krenaria ime: Që unë nuk kam gënjyer asnjë!”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...