Meta: Nuk kam ftuar forcat politike për konsultim, Balla i cakton vendin edhe pakicës

E mërkurë, 19 Janar 2022 13:29

 

Presidenti Ilir Meta mbajti një deklaratë për mediat pasi Taulant Balla i PS doli nga presidenca. Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë për forcat politike për zgjedhjet e pjesshme.

“Nuk ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike në vijim të koherencës dhe qartësisë për të cilën jam shprehur unë dhe për të cilën flet i gjithë legjislacioni.

Sigurisht që ka pasur një kërkesë informale, po edhe zyrtare ta quajmë se nuk bë qameti, për një konsultë me kryetarin e shumicës në Kuvend, që është zoti Balla, meqenëse se kemi patur disa dilema për interpretimin e ligjit për datën e zgjedhjeve. Qëllimi im ka qenë që brenda afateve ligjore të jap kohën maksimale prej 45 ditësh.

Prandaj duhet të jepja një sqarim me zotin Balla se çdo ditë më shumë për KQZ-në, do ishte ndihmuese nga ana administrative. Kisha edhe shqetësimin se mos shumica nuk hyn në zgjedhje dhe mora garanci nga zoti Balla që janë të gatshëm për të hyrë në zgjedhje në çdo datë. Me pak fjalë, nuk ka pasur konsultim me partitë. Po të kishte konsultime me partitë, do u bëja ftesë kryetarëve ose në rastin e PS, Sekretarit të Përgjithshëm.
Kam pasur një shqetësim, se mos i bojkotonte shumica zgjedhjet. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep një ditë apo një javë më shumë për të hyrë në zgjedhje,” tha Meta.

“Zoti Taulant është i madhërishëm, përfaqëson i cakton vendin pakicës,” ironizoi Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...