Nje vrases e hajdut serial

E mërkurë, 19 Janar 2022 14:26

 

Ndërhyrja për prishjen e banesave tek zona e “5 majit” në Tiranë do të përshkallëzonte në përplasje, sikurse ishte paralajmëruar. Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Kryefjalë e kësaj ngjarje ishte rezistenca origjinale e pronarëve, dhuna policore, dhe sulmet e pareshtura ndaj Erion Veliajt, siç do i shohim më poshtë.

 

Mëngjesin e sotëm, IKMT e shoqëruar nga policia shkoi në zonën e destinuar për ndërtimet e reja për termetin dhe u përball me rezistencën me banorët e shtëpive. Ata kishin paralajmëruar që ditën e djeshme se banesat i kishin me leje dhe i kishin ndërtuar me gjak.

 

“Do derdhet gjak dhe shtëpiat tona do t’i mbrojmë” – thoshte ditën e djeshme një banor. “25 vite me punë gjaku e kemi ndërtuar dhe me gjak do ta mbrojmë” – thoshte një banor tjetër.

Por, për fatin e tyre të keq, rezistenca që bënë nuk zgjati as dy orë përballë forcave të policisë që përdorën edhe dhunën për t’i hapur rrugë fadromave të IKMT-së. Forcat e policisë ishin të shumta dhe një pjesë e mirë e përgatitur me veshje për shpërndarje protestash.

 

Pamjet që vijnë nga përplasja janë shqetësuese.

 

Një rast për t’u shkëputur është ai i Ledion Mziut. I riu, duke kuptuar se nuk kishte shance të përballej ballë për ballë me forcën disproporcionale të policsë u lidh në tarracë me pranga. Edhe rezistenca e tij do të shuhej shpejt para një toge policësh që e nxorrën zvarrë nga tarraca për vetëm dy minuta.

 

Por gjërat nuk ishin më të qeta poshtë. Edhe banorë të tjerë ishin lidhur me pranga me dyert e banesave. Të njëjtën fat patën dhe ata.

“A mund të na thotë Erion Veliaj se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit, se ne nuk na takon dot,” tha një prej banorëve.

“Nuk preken femrat me dorë, largohu andej,” dëgjohet një zonjë.

Ndërkohë një nga banorët tha se “Erion Veliaj më ka bërë presion të votoj PS-në”. “Erion Veliaj, ti je një kriminel,” tha një tjetër banor.

“Nëse bëni dhunë me banorët, do ju dalë keq. A doni luftë? Mos na shtyni se luftë do keni,” tha një protestues.

Ironitë dhe sulmet ndaj Veliajt nuk mbarojnë me kaq. Një grua e moshuar ironizoi Veliajn duke thënë se ndërsa atë e ka martuar mamaja me fiq, banorët aty i kanë bërë me djersë shtëpitë.

 

Një banor tha se kryetari i bashkisë vishet me të brendshme grash.

“Ti je ordiner, Erion Veliaj, je gejush dhe gejushat nuk duhet të drejtojnë bashkinë.” – u shpreh ai, duke kaluar me deklaratën e tij edhe në formë kërcënimi.

“Ne nuk duam dhunë, se çdo shqiptar ka kallash e dy shishe benzinë, nuk është zor që kur të dalë Veliaj në bllok me pi kafe, me kapuç dhe me ja fut një shishe acid në sy.” – u shpreh banori.

 

Reagimi i Erion Veliajt

Për situatën e krijuar nga rezistenca e banorëve në lagjen “5 Maji” që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, Erion Veliaj deklaroi se ata janë një pakicë e vogël “që duhet të zgjedhin o partinë o familjen, o bravën e partisë o bravën e shtëpisë së tyre”.

“Fakti që 95% e kanë firmosur kontratat, duhet vetëm që ky 5% i fundit që ka mbetur, duhet të bëjë si gjithë të tjerët të firmosin për t’i marë nga metra katore pa leje e urbanizim në të njëjtët metra katrorë me leje e urbanizim”, theksoi Veliaj i cili shtoi se nuk intimidohet nga kërcënimet.

“Dhe kjo nuk më shqetëson, ka organe që merren me kërcënimet. Personazhe që janë objekte të OFL-së, kur ti vendos mikrofonin dikujt që në televizionin tënd e ke nxjerr si peshkaqen fajdesh, dhe pasi OFL të dy vëllezërit Marku u ka konfiskuar makinat, një gazetar serioz duhet të mendojë se kujt po ja vendos mikrofonin, se krejt papritur sot nuk foli as Presidenti dhe as kryeministri, por dy kriminelë u bënë lajm kryesorë në televizione. Partia më e rëndësishme është familja, buka jote. Kanë kontratën për të marrë bonusin e qirasë derisa të marrin metrat katrorë aq sa i kanë, në banesat e reja.” – u shpreh kryebashkiaku.

Problemi i banorëve

Banorët u kanë dalë sot përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore. Banorët e cilësojnë atë si njëanshme. Ata tregojnë për mediat se janë në proces gjyqsor me Bashkinë për pronat e tyre dhe pavarësisht kësaj autoritetet vendosën me çdo kusht t’i prishnin banesat.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

Arrestimet

Forcat e policisë kanë kryer edhe arrestime ditën e sotme. Një numër jo i vogël protestuesish janë shoqëruar në komisariate. Shoqërimet janë kryer si nga forcat e rendit, Shqiponjat ashtu edhe nga policia bashkiake. Përballja ka degjeneruar edhe në përdorim fjalori banal.

Gjatë debatit mes policëve dhe banorëve të shoqëruar, një prej efektivëve ka përdorur fjalë ofenduese duke quajtur “pederast” qytetarin, pasi ky i fundi i kërkoi që të mos e godasë. “Mos gjuaj, ku je këtu”, i thotë qytetari efektivit, i cili e fut me forcë në furgon.

 

Por, në prangat e policisë nuk ranë vetëm banorët protestues.

Media “viktimë” e përballjes

Operatori i Fax News, Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga Policia Bashkiake në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Operatori ishte duke transmetuar live atë që po ndodhte te ‘5 Maji’, ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre, në momentin kur u shty nga disa punonjës të policisë.

Guni ka pësuar shembje në shpatull dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe pse operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias në momentin kur është tërhequr dhe dhunuar nga punonjësit e policisë.

 

Opozita prezente

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i pranishëm sot në zonën e ‘5 Majit’, ku policia ka ndërhyrë me forcë që në orët e para të mëngjesit për prishjen e disa banesave.

Balliu tha se është e papranueshme që prishjet po bëhen në një kohë që banorët janë në proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës. Në rast se banorët fitojnë gjyqin, ngriti pyetjen Balliu, atëherë me çfarë parash do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

Ish-deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të opozitës, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

“Askush nuk është kundër projekteve, kush do t’i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?

Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.

Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot opozitarë duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...