Prishjet tek 5 Maji/ Firma e Agron Kapllanaj një prej përfituesve

E mërkurë, 19 Janar 2022 16:31

 

Firma ‘Shkëlqimi 07’, është një prej përfituesve nga shkatërrimet që u bënë ditën e sotme në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë.

Firma e cila është nën emrin e Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i të emëruarit të deputetit Lulzim Basha në PD-në e Fierit, ka përfituar miliona lekë tendera për të ndërtuar në këtë zonë.

Kjo firmë ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh, taksa të shqiptarëve në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.

 

 

‘Hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk’, thuhet në raportin e publikuar nga Open Data Albania.

 

Më faqen ueb për prokurime transparente Open Procurement janë krijuar dy databaza me të dhëna për tenderime në Kuadër të projektit të Rindërtimit pas Tërmetit. Databaza e parë ka të gjitha procedurat fondi për rindërtim që janë zhvilluar në Bashki.

Databaza tjetër ka procedura po të programit Buxhetor Fondi për Rindërtimit të zhvilluara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH.

Shteti Shqiptarë po aplikon në procedurën e tenderimit rregulla të veçanta të krijuara në Aktin Normativ me Fuqi Ligji datë 9 Dhjetor 2019. Këto rregulla anashkalojnë legjislacionin e rregullt për Prokurime Publike. Organizata AIS ka konstatuar defekte të kësaj baze ligjore, shkelje të të drejtës kushtetuese për Liri Ekonomike dhe terren për cenim të konkurrencës në favor të kontraktorëve të mëdhenj të Qeverisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...