‘Vendi i dytë në botë për ryshfetin’/ Berisha: Qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë, vjedhje e turpshme

E Enjte, 20 Janar 2022 21:56

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë efeçientë se sa qeveria që ai drejtonte në vitet 2005-2013.

I ftuar në ‘Drejt’, Berisha tha se sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të qeverisjes së tij para 2013.

Gjithashtu Berisha theksoi se Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat dhe se qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.

Berisha: Nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë eficentë se sa qeveria që unë drejtoja, ne sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfetin. Sot KLSH-ja deklaron se gjatë këtyre 8 viteve u abuzua me 8.2 miliardë euro. Sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të 8 viteve para këtyre.

Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat. Sot kostoja e punimeve publike me paratë e buxhetit të shteti është 8 herë më e lartë se sa ajo e standardeve evropiane. Sot kemi 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...