Një qytetar ka bërë deklarata të forta ndaj deputetit Lulzim Basha.
Qytetari tha se kunati i Bashës takon Olsi Ramën te Liqeni i Thatë përditë dhe se ia kishte ngatërruar emrin.
“Basha është legen. Është një mashtrues. Unë jam anëtar i Kryesisë së PD, njësia numër 3. Sa herë kemi bërë takimet, asnjëherë nuk ka ardhur në orar, ose gjysmë ore ose një orë, na futi në çadër atje për ibret dhe ka lidhur pakt me Edi Ramën. Përditë nga Liqeni i Thatë, Olsi Rama merr takim me kunatin e tij.
Si mund ta besosh atë? Isha në Air Albania dhe nuk votova se më kishte ngatërruar emrin, ma kishte vënë emrin Bujar Hoxha e unë e kam Kujtim Hoxha. Është gjumash”, deklaroi qytetari