Genc Pollo/Analizë e Deutsche Welle me një citim timin si me poshte...

Hënë, 24 Janar 2022 10:22

Analizë e Deutsche Welle me një citim timin si më poshtë:

“Genc Pollo, ish-deputet dhe ministër në qeverinë e PD-së, mbështetës i grupimit të Sali Berishës, mendon se grupimit të Bashës, i mungojnë komponentë thelbësorë për të bërë për vehte sa më shumë demokratë. „PD është anëtarësia, idetë dhe tradita politike si edhe fryma motivuese. Të tre këta komponentë thelbësorë i shoh tek PD e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të kaluar. Basha mund të ketë godinat, vulën e financat e PD por absolutisht jo tre komponentët thelbësorë. Edhe dëmi që ai mund të sjellë për demokratët dhe për demokracinë, mendoj që do të mbetet i kufizuar", thotë Genc Pollo për DW.

Pollo, ish-deputet dhe ministër në qeverinë e PD-së
Ai thekson se sfida e grupimit mbështetës të Berishës është "zgjimi i shoqërisë nga letargjia për të kundërshtuar masivisht regjimin e Ramës. Por ashtu siç dolën anëtarët e PD nga letargjia në gjysmën e dytë të vitit të shkuar ashtu mund të dalë nga letargjia edhe tërë shoqëria shqiptare", thekson Genc Pollo.

https://m.dw.com/sq/tiranë-zgjedhjet-e-parakohshme-lokale-lakmus-për-palët-e-pd/a-60531434

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...