Kryemadhi plas skandalin: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e Dvoranit me para në dorë!

Saturday, 07 May 2022 17:04

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë sot, në kundërpërgjigje të presionit të Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe akuzave të tij ndaj Presidentit ilir Meta, sidomos për rastin e ish-gjyqtarit Ardian Dvorani. Kryemadhi zbuloi se "Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive."

“T’i përgjigjem në emrin edhe të shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë, - tha kryemadhi. - E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive. Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është. E dyta: Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtoret e bashkisë të Tiranës që të mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, theksoi Kryemadhi.

Por, çfarë tha Rama sot në Asamblenë e PS?

“E dini, - tha Kryeministri, - që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojnë Ardian Dvoranin, e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit, që të mos e lejojnë të hynte në proces për gjykatës.

 

SPAK në mënyrë të rrufeshme, a thua se ishte sahat zviceran për atë njeriun që për pak ditë ose javë do largohet nga zyra e Presidentit të Republikës, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu me pasuri marramendëse të pajustifikuar do të ishin sot në burg. "Peshkaqenë të mëdhenj" i flaku Vettingu, po ku janë sot?! Asnjë gjemb nuk u ka hyrë në këmbë!”, tha Kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Rithemelimi” padit kryetarin e Gjykatës së Tiranës

Politikë

“Rithemelimi” padit kryetarin e Gjykatës së Tiranës

  Komisioni i Rithemelimit ka ngritur padi ndaj kryetarit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, Flamur Kapllanit dhe kancelarit Donald Xhelili. Rithemelimi akuzon zyrtarët për “Shpërdorim detyre”. “Në vijim të qëndrimit të bërë...

Tallja me Alibeajn/ Analistët: Fitoi të drejtën që ia jep Kushtetuta

Politikë

Tallja me Alibeajn/ Analistët: Fitoi të drejtën që ia jep Kushtetuta

  Enkelejd Alibeaj vazhdoi farsën presidenciale një ditë më parë, duke arritur kulmin pasi deklaroi se kishte arritur një marrëveshje. E ashtuquajtura marrëveshje, parashikon që opozita të propozojë kandidatë në raundet humbëse...

Petrit Vasili:17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marreveshjen Balla Alibeaj!

Politikë

Petrit Vasili:17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marreveshjen Balla Alibeaj!

17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marreveshjen Balla Alibeaj! Ne fund te estrades se këlyshit te 18 majit, Rripi i pantallonave te Rames do te...