Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën e Europës për të mbështetur Ukrainën me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në kontinent.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se Shqipëria duhet të bëjë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen europiane.
Postimi i Ilir Metës:
Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.
Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!