Peka: Ramës iu kërkua të 'azilohet' në Presidencë dhe të zëvendësohet nga Veliaj

E mërkurë, 11 May 2022 20:04

 

Gazetari Çim Peka deklaroi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv se kryeministrit Rama i është kërkuar të shkojë në Presidencë dhe të azilohet përfundimisht, dhe vëndin e tij ta zërë Erion Veliaj.

Peka deklaroi se Rama po bën akuza dhe sulme vetëm për të zgjatur kohën e tij në postin e kryeministrit, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është i papërballueshëm për ndërkombëtarët.

"Ramës i është kërkuar të shkojë në Presidencë, të azilohet përfundimisht. Informacion. Vendin e tij ta zërë në këtë moment Erion Veliaj, edhe kryetar partie edhe kryeministër.

Të njëjtat interesa që mbron Rama, i mbron dhe Veliaj. Rama në kosto për ndërkombëtarët për ata që e mbajnë, është bërë i pambajtshëm, se u bënë shumë vite, shumë i akuzuar.

 

Në këtë aspekt justifikojnë pastrimin e politikës, ja ikën dhe Rama në azil. Rama duke sulmuar po faktorizon Sali Berishën.

I thotë i vdekur, ktej thotë të hetohet. Duke sulmuar Berishën po e faktorizon dhe po ju thotë ndërkombëtarëve që këta kam përballë. Po e bën për të zgjatur kohën e vet si kryeministër.”-tha Peka.

Modifikuar më Premte, 13 May 2022 11:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...