Lobimi rus/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxori ‘zbuluar’ Bashën

E Enjte, 12 May 2022 12:43

 

Lulzim Basha u mor i pandehur në qershor të vitit 2019, për shkak të shpenzimit nga Partia Demokratike të disa qindra-mijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017, para që nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që PD-ja ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët wshtw hedhur dritë mbi skandalin duke publikuar dokumente dhe fakte që ishin prova të forta për organin e akuzës, do të vijojë sot me zbardhjen e skenarit të Prokurorisë për të shpëtuar Bashën nga prangat.

 

Si nisën hetimet

Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar hetime për procedimin penal nr.645 i cili është regjistruar me datë 18.01.2018 për dyshime rreth konsumimit të veprës penale ‘Falsifikim i formularëve’ parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

 

Policia Gjyqësore e ka kryer këtë referim të veprës penale te Prokurori në lidhje me një ose disa kontrata të lidhura nga subjekti politik ‘Partia Demokratike’ e Shqipërisë me një ose disa kompani tregtare që kryejnë veprimtari në fushën e ‘Lobimit’ në territorin e SHBA-së, ku dyshimet kanë qenë se këto kontrata kishin si objekt shuma të cilat kanë kaluar në favor të shoqërive të lobimit, por që nuk janë deklaruar nga subjekti politik Partia Demokratike Demokratike’ pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

Policia Gjyqësore ka administruar të dhëna të publikuara nga media të ndryshme dhe ka giykuar se ishin të mjaftueshme për të kryer aktin procedurial të referimit të veprës penale te prokurori, regjistruar me kallëzimin me nr. 15,726 i vitit 2017.

 

Reagimi i Bashës

Në vijim me datën 01.12.2017, është administruar kërkesa nr. 5053-P e subjektit politik PD., drejtuar Prokurorisë së Tiranës.

Në këtë kërkesë, Partia Demokratike kërkon nga institucioni i Prokurorisë që të kryejë verifikimet e nevojshme mbi ligjshmërinë e deklarimeve të bëra nga PD-ja, verifikime të cilat ishin kryer nga organi i akuzës.

Gjithashtu PD-ja, më tej sqaron se veprimtaria e saj lobuese në SHBA, është plotësisht brenda kuadrit ligjor.

Kësaj kërkese i është bashkëlidhur një akt juridik i datës 10.04.2017 ku si nënshkrues shfaqen z.Lulzim Basha dhe përfaqësuesi i shoqërisë Bamers & Thornburg.

Këtij akti juridik i janë bashkëlidhur edhe akte të natyrës bankare që provojnë marrëdhënien monetare midis dy subjekteve.

Gjithashtu është bashkëlidhur një akt juridik i titulluar ‘Marrëveshje Konsultimi’ e nënshkruar nga z.Lulzim Basha në emër të PD-së, dhe nga shtetasi amerikan Nikolas Muzin në emër të shoqërisë Stonington Strategies/a division of Muzin Capitol Partners.

PD-ja ndër të tjera ka bashkangjitur dokumente të natyrës bankare ku evidentohej një marrëdhënie monetare midis dy subjekteve kontraktuese në masën prej 25.000 Dollarësh.

KQZ-ja nxjerr zbuluar Bashën

Me datë 30.11.2017, Prokuroria ka kërkuar informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me pagesat e kryera nga subjekti politik PD, gjatë fushatës zgjedhore.

Me shkresen nr.4030/1 të datës 11.12.2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashtruar formularin e raportimit të fushatës zgjedhore parlamentare 2017.

Në këtë formular përcaktohet se ky subjekt politik ka një masë të ardhurash nga fondet publike prej 88.045.551 lekësh dhe ka shpenzuar gjatë fushatës një sasi prej 58.197.289 lekësh.

Sipas Prokurorisë në këtë formular nuk vërehen të dhëna për donacione, financime apo shpenzime me qëllim veprimtari lobimi pranë shoqërive tregëtare në SHBA.

Prokuroria sërish i është drejtuar me shkresë Partisë Demokratike.

Me shkresën nr.16.204 të datës 30.11.2017 janë kërkuar të dhëna subjektit politik PD, në lidhje me dokumentacionin juridik apo monetar që lidhet me veprimtarinë lobuese.

Image

Basha përforcon gënjeshtrën

Me shkresën nr.97 të datës 08.12.2017, PD i ka kthyer përgjigje Prokurorisë, shoqëruar me dokumentacion, ku përsëri u përmbahet akteve juridike dhe të natyrës monetare të parashtruar ne kërkesën e saj të mëhershme drejtuar Prokurorisë me datë 27.11.2017.

PD-ja në kërkesën e datës 27.11.2017 shprehet, se nuk ka përfunduar afati kohor për të bërë deklarimin e çdo shpenzimi për ato shpenzime që nuk janë të natyrës zgjedhore.

Në këto rrethana Prokuroria sërish i është drejtuar KQZ-së, me shkresën nr.5356 të datë 03.04.2018 duke i kërkuar informacion për deklarimet përfundimtare për vitin paraardhës, pra për vitin 2017.

Me shkresën nr.518/1 të datës 03.04.2018 KQZ-ja, paraqet raportin vjetor të PD-së, depozituar prane KQZ-së, ku nuk vërehen përsëri të dhëna rreth pagesave prej 500.000 dollarë dhe 150.000 dollarë.

Image

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ‘rrëzon’ Bashën

Hetimet më tej kanë vijuar me marrjen dhe grumbullimin e të dhënave nga faqja e zyrtare e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Nga këqyrja e kësaj faqeje është evidentuar një dokument i titulluar, ‘Supplement Statement’ i datës 24.II.2017, deklarim i te regjistruarit Muzin Capitol Partners.

Në faqen e 13-të, të këtij dokumenti i regjistruari i është përgjigjur pyetjes nëse gjatë 6 muajve të fundit të periudhës së raportueshme, ka marrë apo jo kontribute ose para nga entitete të huaja.

I regjistruari përgjigjet ‘po’ dhe ka parashtruar një tabelë ku përcakton se në datën 24.03.2017 ka marrë një sasi prej 150.000 Dollarësh nga shoqëria, Biniatta Trade, në datën 27.03.2017 ka marrë nga PD, një sasi prej 25.000 dollarësh dhe dhe në datën 09.06.2017 ka marrë një sasi prej 500.000 dollarësh nga PD, për një total prej 675.000 Dollarësh.

Nga këqyrja e faqes u evidentua dokumenti ‘Exhibit B to registration statement’ i datës 14.11.2017 bërë nga i regjistruari Muzin Capitol partners. Në paragrafin e fundit e më konkretisht ‘në pikën 7, i regjistruari shprehet se shoqëria Biniatta Trade ka kompensuar të regjistruarin për veprimtari të kryera për llogari të PD-së, në promovimin e lidershipit konservator në Shqipëri para udhëheqësve politikë dhe të biznesit në Sh.B.A.

Shoqëria tregtare lobuese Muzin Capitol Partners e drejtuar nga Nikolas Muzin në datën 14.11.2017 ka bërë deklarime zyrtare pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë ku i atashon drejtpërdrejt P.D-së, një shifër të paguar prej 525.000 Dollarësh nga njëra anë dhe nga ana tjetër përsëri bën shtjellimin se edhe 150.000 Dollarë të paguara nga Shoqëria ‘Biniatta Trade’, janë paguar për të organizuar veprimtari për llogari të PD-së në Sh.B.A.

Në total kjo shoqëri lobuese përcakton se Partia Demokratike e Shqipërisë ka shpenzuar një sasi prej 675.000 Dollarësh për lobim në territorin e ShBA-së.

Kjo shifër e depozituar zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Drejtësisë bie ndesh me dokumentet zyrtare të PD-së dhe të KQZ-së.

Nëse PD-ja ka pasur në total 88.045.551 lekë në dispozicion për shpenzime ligjore është e pamundur që të ekzistojë njëkohësisht panorama e shpenzimeve të deklaruara zyrtarisht të PD-së, dhe shpenzimi i kryer për lobim në SHBA.

Në shkrimet në vijim do të sjellim të dhëna rreth lidhjes së shoqërisë ‘Biniata Trade’ me PD./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...