Bushati: Rama ka planifikuar të çojë në burg një ministër tjetër

E Enjte, 12 May 2022 15:01

 

Analisti Andi Bushati thotë se Rama i ka bërë të gjitha kritikat ndaj SPAK në siglën e PS-së dhe jo si kryeministër.

Bushati thotë se SPAK është nën kontrollin e Ramës por sulmet lidhen me dyshimet për arrestimin e një ministri.

“Ka hipoteza që Rama ka planifikuar të shesë dhe një ministër tjetër, por që ta çojë në burg duke e mbajtur si mik, i thotë që e shikon s’kam dorë tek SPAK-u”, tha analisti i ftuar në “Euronews Albania”.

 

Sipas Bushatit, në një kohë kur Rama ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të tretë dhe debati duhet të ishte për rritjen e çmimeve dhe produkteve.

LEXO EDHE Aksident masiv në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 makina
“Për të mos u përballur me bilancin katastrofik përdor metodën që përdorin të gjithë autokratët. Shpik një armik, hidhi miletit fabulën e një armiku dhe ne të gjithë merremi me këtë punë”, tha Bushati.

Analisti thotë se kryeministri nuk duhet të sillet si “profesor”, por të japë “llogari me kokën ulur” për të gjitha dështimet dhe gjërat që nuk shkojnë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...