Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata!

E Enjte, 12 May 2022 22:35

 

Nga Sali Berisha - 12/05/2022

Lidhur me deklaratën e Edi Ramës për refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorancës së tij të rezolutës për dënimin e genocidit serb në Bosnje, sqaroj sa vijon:

Pretendimi i Edi Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër e denjë vetëm për atë.

Rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në Kryesinë e Parlamentit dhe është vendosur t'i paraqitej sot seancës plenare.

 

Përfaqësuesit e PS, shumicë në Kryesinë e Parlamentit kanë refuzuar në Kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës.

Kështu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë patur të gjithë kohën e mjaftueshme që parashikon rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kësaj rezolute, por kanë vendosur në një akt çnjerëzor dhe antikombëtar që të votojnë kundër saj me urdhër të Aleksandër Vuçiç.

Kjo rezolutë është miratuar në Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme këtu se më parë Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë votuar me vetëdije të plotë kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës së grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...