Berisha nga Elbasani: Të bëjmë Shqipërinë si ëndrra e të rinjve, vendi mos të poshtërohet

Saturday, 14 May 2022 09:40

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur nga Elbasani fushatën për garën e brendshme elektorale për kryetar të PD.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të gjithë së bashku duhet të punojmë që Shqipëria të mos pakësohet dhe të mos poshtërohet ashtu si ka ndodhur deri më tani.

 

“Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot këtu te ju në një grup të rinjsh, të cilët më së shumti simbolizojnë atë që duhet të jemi ne nesër dhe në të ardhmen tonë. Atë që synon PD që Shqipërinë ta bëjmë siç i kanë ëndrrat këta të rinj të shkolluar që punojnë për vendin.

Unë kam ardhur sot para jush pas një turi të gjatë disa mujor. Kemi diskutuar bashkë probleme të shumta. Ne së bashku e dimë diagnozën. I njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend. Çfarë duhet të bëjmë për të realizuar qëllime që vendi të mos pakësohet kështu si po pakësohet. Dhe të mos poshtërohet kështu si po poshtërohet. Vij tek ju me bindjen se ne duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz”, deklaroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...