Ish-sekretari amerikan i Shtetit viziton Tiranën, Mike Pompeo vjen për herë të parë në Shqipëri

Diel, 15 May 2022 22:46

Shqipërinë sot e ka vizituar ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i PS-së, Alket Hysni, i cili ka publikuar edhe fotot nga momenti i mikëpritjes.

I pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA”, shkruan Hyseni.

Mike Pompeo ka qene Sekretari i Shtetit ne SHBA ne kohen kur Presidenti ishte Donald Trump.

Pompeo ka shërbyer tre mandate në Kongres si përfaqësues i republikanëve të shtetit Kansas dhe ishte një mbështetës i hershëm i kandidimit të Donald Trumpit për postin e presidentit. Në detyrën e tij si drejtor i CIA-s ai ka qenë i afërt me presidentin.

Gjatë kohës që shërbeu si ligjvënës, zoti Pompeo njihej si një kritik i ashpër i iniciativave të administratës Obama, siç ishte reforma e sigurimeve shëndetësore, si dhe marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe pesë fuqive të tjera botërore.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...