Problematikat në zgjedhjet brenda PD/ Berisha: Komisioni do shqyrtojë një për një të gjitha ankesat

E Enjte, 19 May 2022 19:44

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në Korçë në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD-së në datë 22 maj.

Berisha është ndalur te ndryshimi i përfaqësimit që ka ardhur brenda PD-së pasi kryetarët dhe deputetët nuk do të emërohen më nga sipër por do të jenë të gjithë përfaqësuesit e anëtarësisë.

Lidhur edhe me akesat e dala nga proceset zgjedhore brenda strukturave të PD-së, Berisha ka theksuar se komisioni i ankesave i zgjedhur nga Kuvendi, do të shqyrtojë një për një të gjitha ankesat e anëtarësisë.

 

 

Berisha: Asnjë kryetar partie nga tropoja gjer në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është i emëruar, i zgjedhur apo i sugjeruar nga qendra e Partisë Demokratike por absolutisht janë të zgjedhurit tuaj. Kjo ishte shumë e qëllimshme pasi i jep fund kryetarokracisë. Kryetari ka shumë gjëra për të bërë nëse do të punojë dhe gjëja më e madhe është të respektojë vullnetin e lirë të anëtaerëve të tij.

 

Në këtë proces, një parti e cila për fat të keq gjatë këtyre viteve njohu deformim serioz të proceseve deri te vendimet e ish-kryetarit, nuk them se arritëm përsosmërinë por asnjë nuk është i emëruar nga sipër dhe arritëm të përmbysim përfaqësimin. Dhe kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme.

Pasi kryetarët që do të zgjidhen, deputetët, kryetari i bashkisë që të gjithë janë përfaqësues tuaj dhe të kontrollohen nga ju. Kemi një përmbysje të mënyrës së përfaqësimit dhe unë ju them ju se për kryetarët e Bashkisë Korçë, apo për deputetët nuk do të votojnë vetëm ju anëtarët demokratë por edhe qytetarët dhe simpatizantët tanë.

Dega këtu keni pasur problem në zgjedhjen e kryesisë dhe janë paraqitur ankesa te komisioni i ankesave të zgjedhur në Kuvendi bashkarisht dhe ju siguroi se ai komision do të shqyrtojë një për një të gjitha ankesat tuajat dhe anëtarësisë së PD-së së Korçës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...