'SPAK të kishte vepruar para zgjedhjeve'/ Meta: Duhen sqarime, pse nuk u arrestuan të gjithë të kërkuarit

E Enjte, 19 May 2022 21:57

 

Presidenti Ilir Meta e quan të vonuar operacionin e SPAK.

Kreu i shtetit u shpreh në 'Të Pakespozuarit' se SPAK duhet të kishte vepruar para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjithashtu, Meta shton se duhet të jepen sqarime pse nuk u arrestuan të gjithë të kërkuarit.

Ilir Meta: SPAK te kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet te kete sqarime per publikun pse aksioni i fundit nuk coi ne ndalimin e te gjithe te dyshuarve.

 

Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë.

E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara.

Vetem nje goditje e forte, jo selektive, duke mos mbajtur anen e nje grupi kriminal kunder nje grupi tjeter, vetem duke zbatuar ligjin, do te riktheje besimin e qytetareve tek drejtesia.

E vërteta është që kriminalizimi i jetës politike e shoqërore është si asnjëherë më parë, e dimë se çfarë ndodh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Fier, Durrës, Shkodër, Elbasan dominanca e grupeve kriminale dhe rivalitet midis tyre janë problem shumë i madh. Vetëm një goditje e fort ndaj tyre dhe jo selektive dhe duke mos mbajtur anë të grupeve të ndryshme, por të zbatohet ligji mund të kthej sigurinë në vend

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...