Tritan Shehu:Gjermania po konsolidon rolin e saj thelbesor ne Rajonin tone.

Saturday, 11 June 2022 16:17

Gjermania po konsolidon rolin e saj thelbesor ne Rajonin tone.
Nje vizite per tu pershendetur ajo e Kancelarit Scholz.
Nje goditje e forte per aventurizmat politike ne Rajon:
Deklaratat e kancelarit gjerman ishin kete here te qarta, ne perputhje me realitetet e perspektivat.
1-Kerkesa e tij qe mareveshja Kosove -Serbi duhet te perfundoje me “njohje reciproke” eshte e nje rendesie te vecante e krejt ne perputhje me realietet e nevojat e Rajonit e Europes.
Pa nje gje te tille cdo skeme e plote e bashkepunimit rajonal do te ishte e handikapuar.
2-Konfirmimi i tij per rrugen e vetme te Rajonit tone, ate te integrimit europian te tij merr nje rendesi te vecante, vecanerisht ne kete periudhe turbulencash, qe shpesh nxjerrin ne siperfaqe edhe “Plane B”, krejt ne kundershtim keto me interesat tona jetike.
3-Dhe ne kete kontekst mbeshtetja e tij vetem ndaj “Procesit te Berlinit” e “Tregut te Perbashket Rajonal” te tij, e ploteson dhe konsolidon ate konfirmim, duke kerkuar te na largoje nga cdo nisme tjeter pa Brukselin brenda, sic eshte “Ballkani i hapur”, te cilen ai as e mori ne konsiderate.
Deklarata prej tij per “rigjallerimin” e Procesit te Berlinit eshte jo vetem nje impenjim konkret, por dhe nje “terheqje vemendje” per ata qe duan ta “sfumojne” nepermjet “Ballkani te hapur” serb.
4- Konfirmimi i tij per mbrojtjen e “sovraniteteve” ne kufijte egzistuas na kujton nje tentative tashme te deshtuar, por akoma te rrezikeshme, ate te shkembimit te territoresh.
Pa asnje dyshim qe duhet bere nje falenderim i qarte per Z.Scholz e pozicionimin e Gjermanise!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...