Një lule me kokainë për ditëlindjen e PS-së

Diel, 12 June 2022 22:10

 

Partia Socialiste feston 31-vjetorin e ndryshimit të emrit të saj, por në fakt dita kur lindi ishte 8 nëntor 1941, atëherë kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare që më vonë u pagëzua Partia e Punës dhe në fund, po si zgjatim u quajt Partia Socialiste.

Tashmë është me një koncept të rindryshuar pas ardhjes së Ramës si kryetar duke i vendosur Rilindje. Kohët kanë shkuar dhe sot pushteti i kontrolluar i gjithi nga Rama shënon të tjera rekorde, duke zhbërë edhe atë që bënë të tjerët. Trafikantët e drogës nuk qenkan e keqja e një vendi, as dramë e atyre që e konsumojnë. Të paktën këtë ligj të shkruar botëror e ka thyer pushteti i sotëm në Shqipëri.

Pikërisht në ditën kur PS feston me verë të shtrenjtë dhe luks zyrtarësh në një vend të varfër, nga Italia fqinje vjen lajmi se ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, u kap me 20 kilogramë kokainë, të vendosur në vazot e luleve.

Nuk është çështja vetëm e një emri, apo një “druri të shtrembër” që prish stivën. Është koncepti dhe forma për të marrë pushtet me personazhe të botës së krimit, kryesisht të trafikut të drogës dhe prostitucionit dhe për t’i shkrirë në qeverisje, duke u dhënë funksione të larta; si deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë të çdo niveli.

Lexo edhe:
Voa: Agim Kajmaku kapet me drogë në Itali, e shkuara e errët e ish-kryebashkiakut
Dosja “Kajmaku”, shkëlqimi dhe burgosja e një kryebashkiaku socialist
Pjesa e mbetur fshihet nën oazin e biznesmenëve, ku e gjelbra e hashashit, e kuqerremta e heroinës dhe e bardha e kokainës pasi bashkohen japin ngjyrën mikse të Rilindjes.

Kjo është piktura e varur në çdo zyrë shteti, çdo kompani oligarkie dhe çdo vend ku aroma e korrupsionit bashkohet natyrshëm me pushtetin. Trëndafili rozë që simbolizon Partinë Socialiste tashmë është rritur shumë. Rrënjët ushqehen me kokainë, ku Kajmaku në krahasim me pjesën tjetër duket si “bahçevan”.

Ligji i dekriminalizimit zbuloi majën e një aizbergu ku njëri pas tjetrit më shumë se 15 % e kryetarëve të bashkive të PS-së ranë pasi ishin përfshirë në trafik droge, përdhunim në grup, trafik prostitucioni, falsifikim parash, grabitje me dhunë dhe përfshirje në organizata kriminale. Sa më shumë të ishtë CV-ja kriminale aq më tepër mundësi kishin që të bënin karrierë politike në Partinë Socialiste dhe rrëmbenin poste të larta shtetërore, madje edhe duke u zgjedhur.

Në Parlamanet ata që edhe votuan për Reformën në Drejtësi ishin dhe mbetën me të shkuar kriminale. Do të duhej logoja e PS-së dhe koncepti i kryetarit që personat e ardhur nga bota e krimit të visheshin me pushtet për të siguruar pushtet.

Pas ligjit të dekriminalizimit, disa u detyruan të jepnin dorëheqjen, disa të tjerë me dhimbje u shkarkuan nga Rama që pasi i shtrytëzonte “miqtë e përfshirë në trafiqe” i shkarkonte duke hequr barrën nga vetja me qëndrimin:” përgjegjësia është individuale, nuk dija gjë që ishin me rekorde kriminale.

Si për të ikurit, edhe ata që sot janë në pushtet, e shkuara e tyre mbetet kriminale, vijojnë të jenë në vallen e çdo muzike ku ka tendera publikë, ku shitet vota dhe kur shantazhohen qytetarët për të zgjedhur PS-në.

Propaganda na e shet PS-në si një lule, por rrënjët e saj ushqehen me drogë, korrupsion dhe prostitucion, edhe mediatik.

Koha do evoluojë, ndoshta shpikjet e kimistëve të narkotikëve mund të shpikin droga të reja. PS do të jetë avangarde në gjithçka duke u përshtatur me çdo teknologji, por pa harrur metodën e vjetër, edhe lulet ushqehen me drogë, ku kjo e fundit të jep pushtet, ndoshta të përhershëm, aq sa paradite mund të bësh zyrtarin dhe pasdite trafikantin, ose të dyja njokëhësisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...