Harta e re gjyqësore/ Berisha: Akt i papërgjegjshëm nga KLGJ-ja e Ramës

Hënë, 13 June 2022 14:13

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se harta e re gjyqësor është një akt i papërgjegjshëm.

“Është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.

Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e drejtësisë dhe vetingun si gjah shtrigash, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimin e një stoku prej 110 mijë dosjesh gjyqësore dhe mohimit të dsë rejtës për një proces gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm, KLGJ-në e partisë që të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

 

 

Kështu, me hartën gjyqësore e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi në sistemin e drejtësisë në 9 qytete. Mbyllen katër gjykata administrative dhe mbetet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje. Mbyllen 5 gjykata të Apelit dhe mbetet vetëm Apeli i Tiranës, praktikë kjo 100 përqind e dështuar pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeverisja e PS.

 

Me këtë vendim, gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit, që duhet të udhëtojnë edhe qindra kilometra për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër. Duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe shpenzuar kohën e tyre, por deri diku duke u mohuar edhe eksesin në sistemin e drejtësisë.

Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, që mbrohen me Kushtetutë. Mbyllja e shumë gjykatave cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit. Bën që gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët. Vendimi i KLGJ dhunon edhe të drejtat e grupeve të interesit. Avokatët, ekspertët kontabël, ekspertët psikologë, ekspertët vlerësues, noterët, ndërmjetësit, etj.

Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant të rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, që kërkon shprehimisht që harta e gjyqësorit të marrë në konsideratë mendimet e grupit të interesit dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata për procesin e duhur gjyqësor. Në të vërtetë, harta e re e hedh poshtë këtë kërkesë të rezolutës së Parlamentit Europian,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...