Studiuesja amerikane: Bota njeh propagandën e Ramës, jo realitetin e dhimbshëm të shumicës. Pse po lartësohet Enver Hoxha?

Tuesday, 14 June 2022 12:01

 

Studiuesja e njohur amerikane, Lori Amy, ka dhënë një intervistë interesante për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë qartë se Shqipëria është njësoj si në komunizëm.
Për të ilustruar këtë rast, ajo sjell shembullin e Piramidës, e cila po rikonstruktohet edhe me përfshirjen e ndërkombëtarëve. Sipas saj, edhe shembja e Teatrit Kombëtar është një akt enverist.
“Nostalgjia është një nënprodukt i pashmangshëm i dështimit të shtetit për t’u përballur moralisht me krimin shtetëror nën diktaturën komuniste. Ky dështim moral ka të bëjë me të paktën disa gjëra. Së pari, mohimi zyrtar shtetëror vazhdon të fshehë përmasat e brutalitetit nga i cili vuajtën njerëzit. E shohim këtë për shembull, në faktin se pothuajse 6 mijë trupa njerëzish të ekzekutuar nga regjimi nuk janë gjetur në mënyrë që t’u bëhet varrimi.
Në faktin që agjencitë qeveritare pengojnë punën e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, duke i lënë shumë njerëz pa asnjë mundësi zgjidhjeje për të pasur mundësinë të varrosin të vdekurit e tyre dhe të përqendrohen tek e ardhmja. Pra, nën këto rrethana, nostalgjia është një pasojë e pashmangshme. Krijohet në veçanti nga dështimi i shtetit për t’u përballur moralisht me krimet e komunizmit. Dhe nëse mundem t’ju jap edhe një shembull tjetër të kësaj nostalgjie dhe marrëdhënies së saj të ngushtë me funksionimin e shtetit.

Qeveria e Shqipërisë po mbështetet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve për ta shndërruar muzeun që u ngrit për të lartësuar dhe idealizuar Enver Hoxhën, në një qendër të teknologjisë së re. Kryebashkiaku i Tiranës e quan këtë një projekt ringjalljeje dhe kryeministri e ka quajtur konkretisht një ringjallje që do të mundësojë restaurimin e një godine ikonike. Si po restaurojmë një godinë ikonike, që i është dedikuar një diktatori krimet e të cilit nuk janë zbardhur ende? Dhe si u përfshi komuniteti ndërkombëtar në këtë? Ky është një shembull i egër, i egër, i vazhdimësisë së krimit shtetëror sot,” tha ajo.

Në fund, studiuesja bëri një konstatim të dhimbshëm. Sipas saj, bota njeh vetëm propagandën e Ramës, jo realitetin e dhimbshëm të shumicës.

“Një ndër gjërat nga të cilat shqiptarët vuajtën gjatë regjimit të Hoxhës, ishte pikërisht propaganda shtetërore, që ia shiste Shqipërinë botës si një vend që mbahej me forcat e veta, se sa fatlumë duhet të ishin njerëzit në vendin më të mirë; se çdo gjë është e bukur këtu dhe pjesa tjetër e botës është e keqe.

Kemi një vazhdimësi shumë alogjike të kësaj. Shumica e botës di shumë pak për Shqipërinë. Versioni i Shqipërisë që i shitet komunitetit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet diplomatike, që funksionojnë me Shqipërinë në rrafshin global, është një histori që vazhdon të pranojë vetëm një version, versionin shtetëror. Dhe ky version mohon absolutisht realitetin e shumicës së popullsisë. Prandaj kjo është në veçanti e dhimbshme për mua, pasi kjo përfaqëson atë që njihet si “braktisje normative”.

Dhe kjo ndodh kur dhuna që njerëzit kanë vuajtur vazhdon të injorohet dhe të mohohet. Ky është një dhunim i dytë, që po e vuajnë shqiptarët. Dhe kjo është diçka që jam shumë e sigurtë se nëse do të mundeshim ta qartësonim, do të mund të ndihmonim për t’u përballur me të”, tha ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...