Meta në Forumin IX Global: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e rusëve

E Enjte, 16 June 2022 12:39

 

Presidenti Ilir Meta, postoi një mesazh, nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, ku po merr pjesë në Forumin IX Global.

"Në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global” theksova sot se lufta në Ukrainë prodhoi efektin e kundërt të asaj që priste Rusia.

 

Nuk i ndau, por i bashkoi kombet tona.

 

Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruar, me më shumë prani të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe gjithashtu, edhe me më shumë anëtarë të Aleancës Atlantiko-Veriore.

 

Ky peizazh i ri gjeopolitik e konsideron të nevojshme një qasje të re të BE-së dhe NATO-s për zgjerimin dhe sigurinë kolektive.

Zgjerimi duhet të konsiderohet një instrument i fuqishëm gjeostrategjik.

Konflikti në Ukrainë ka rritur pamasë urgjencën e anëtarësimit të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.

Këto veprime do të parandalonin ndikimin e palëve të treta në disa rajone të pambrojtura.

Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësuesve rusë, të cilët synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin tonë," shkruan Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...