Skandal/ Motra e Nuredin Dumanit pajiset me certifikatë sigurie për NATO-n

Saturday, 18 June 2022 15:53

 

Motra e Nuredin Agim Dumanit, Xhuljana Agim Dumani, rezulton e pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

 

Burime për median bëjnë me dije se certifikata e sigurisë i është lëshuar në cilësinë e zyrtares së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Drejtorinë e NATO-s dhe është nënshkruar me datë 6.06.2022 për zonjën Xhuljana Agim Dumani nga Drejtori i Përgjithshëm i DSIK-ut, Dorian Tola.

Ministria e Jashtme i ofron NATO-s, si personel sigurie motrën e Nuredin Dumanit.

Në dijeni është vënë dhe Drejtori i Drejtorisë së Vettingut dhe Sigurimit Industrial Mark Ndreca.

Xhuljana Dumani është pajisur me certifikatë sigurie, duke i dhënë hapësirë në sekretet shtetërore, në një kohë që vëllai i saj Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i drejtësisë, po zbërthen biznesin e vrasjeve. Mësohet se pas bashkëpunimit të vëllait të saj me drejtësinë Xhuliana Dumani është marrë ne mbrojtje nga shteti.

Sipas këtij dokumenti Shqipëria i ofron sigurisë së NATO-s, motrën e një vrasësi me pagesë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...