Rrjeti i Kajmakut lëvizte qindra kg kokainë/ Politikani fluturoi i qetë: Çfarë u zbulua te kamioni

Diel, 19 June 2022 14:11

 

Gazeta e njohur italiane, Il Resto del Carlino ka publikuar një shkrim investigativ me të dhëna tronditëse për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakun e Edi Ramës.

Sipas saj, Kajmaku u kap me nipin e tij me 20 kilogramë kokainë.

Por pas tij mendohet se fshihet një rrjet më i gjerë kokainë, që trafikonte qindra kg drogë.

 

Gazeta shkruan se pjesë e këtij hetimi mund të jenë edhe politikanë të tjerë të PS-së së Edi Ramës.

 

Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka nisur për këtë qëllim.

“Një plan pothuajse perfekt: për të menaxhuar tregun e gjerë të kokainës nga një fshat i izoluar pranë portit të Ankonës dhe Barit, të gjitha me koordinimin e nipit të padyshuar të politikanit shqiptar, tashmë i arrestuar në Itali. Mirëpo diçka nuk shkoi dhe pas zbulimit të bërë nga karabinierët brenda vazove me bimë të blera nga kompania e luleve, aksioner i së cilës ishte kryebashkiaku, tashmë në pronësi të gruas së tij, nisi një hetim shumë më i gjerë ndërkombëtar”.

Sipas saj, pjesë e këtij hetimi ishte kontrolli i imtësishëm në portin e Durrësit të një kamioni të kompanisë së luleve.

“Aty u zbuluan vendet e fshehta në mjet, por pa u konstatuar megjithatë lënda narkotike. Në këtë mënyrë ka dalë në dritë mënyra se si dyshohet se lëviznin qindra kilogramë drogë. Policia shqiptare gjeti edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së politikanit me dy milionë dollarë, prejardhja e së cilës po shqyrtohet. Zhvillimet e hetimeve kanë shkaktuar reagimin e opozitës në Shqipëri dhe ditët e fundit një polemikë e ashpër ka përfshirë të gjithë vendin”.

Por edhe pse i kërkuar, Kajmaku fluturonte i qetë.

“Hetuesit verifikuan gjithashtu se, pesë ditë para sekuestrimit të sasisë së madhe të kokainës, politikani i njohur shqiptar kishte udhëtuar me avion nga Tirana për në Ankona. Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe së bashku me nipin e tij u zhvendos me një makinë me qira”.

“34-vjeçari Edmond Kajmaku, nga ana tjetër, para se të arrestohej, jetonte në Monterubbiano dhe më parë kishte qenë drejtor i UKT-së, ujësjellësit shqiptar. Pra, dy të padyshuar, një politikan dhe një ish-ekzekutiv i rëndësishëm. Megjithatë, të dy kanë lëvizur kilogramë e kilogramë me kokainë me gjoja mbështetjen e krimit të organizuar shqiptar. Të gjitha në oazin e qetë dhe të lumtur të Fermanos”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...