Berisha: Fronti për shpëtimin e vendit domosdoshmëri! Do instucionalizohet dhe zgjerohet

E Enjte, 23 June 2022 08:28

 

Me angazhimin e Shoqërisë Civile sot u krijua 'Rezistenca Qytetare për Shqipërinë', ku firmosën 56 aktivistët e parë.

"Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar! Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës! Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit! Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare! Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!", thuhet në deklaratën e Shoqërisë Civile.

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, kryetari i PD, Sali Berisha tha se do të shkohet drejt një Fronti të madh opozitar, i cili do të institucionalizohet edhe zgjerohet.

"Ju them se Fronti është i përbashkët dhe unë mendoj se këtu kishte një ujdi të plotë se krijimi i Frontit për shpëtimin e vendit është imperativi më i madh i kohës. Prandaj dhe ne, le ta institucionalizojmë këtë Front, duke e zgjeruar dhe më shumë atë, me përmasat më të mëdha të mundshme", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...