Manjani: Në opozitë nuk flitet më askund përveçse te takimet e Berishës

E Enjte, 23 June 2022 10:17

 

Nga Ylli Manjani

Ka disa snobë, që nuk janë zëdhënës pushteti, që më thonë "po ti, te Berisha i thua këto gjëra"?

Ndonjë tjetër më sugjeron se "nuk më shkon mua të flas të Berisha se po i shërben"...

Zëdhënësit elektronikë të pushtetit i bien më shkurt "ky është me Berishën"...
*****

 

Për të gjithë këto kategori kam vetëm një pyetje:

Dakord që nuk u flitka te Berisha, po ku flitet këto kohë?!

Na thoni ku dhe do shkoj t'i them edhe aty të njëjtat gjëra. Edi Ramës gjithashtu jam gati të shkoj e ti them se bashkëpunëtorët e tu nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe mos u tall as me ta e as me shqiptarët.

Por në pushtet siç e dini nuk flitet se të mbyllin fjalën. Unë e provova të folurën aty.

Në opozitë nuk flitet më askund përveçse tek ato takime që bën Berisha.

Ku tjetër doni që t'i them, përveç se në media që kam kohë që i them dhe me zë të lartë dhe thuajse i vetëm?!

Në rrjet social po e po. Por debati publik nuk bëhet në rrjet social në mënyrën më asociale të mundshme. Rrjeti social vetëm social nuk është.

Ku tjetër? Ma thoni ju!

Sa për atë se i kujt jam, edhe ju vetë e dini se fjala ime del veç nga mend'të e mia, siç ka dalë gjithmonë. Vendin e të folurit nuk e kam zgjedhë kurrë. Ku kam marrë pjesë kam folur.

Berisha na thirri, te Berisha folëm. Kaq.

Konspiracionet nuk i bëjnë mirë shëndetit të askujt

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...