Genc Pollo: Rama i shërbeu Vuçiçit në Bruksel

Premte, 24 June 2022 08:25

 

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka cilësuar një lajm të keq mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I ftuar në emisionin “Log”, Pollo tha se kjo ishte diçka që fatkeqësisht pritej duke parë problemet brenda Bullgarisë.

Ndërkohë sa i përket gjuhës së përdorur nga Rama në konferencë pas samitit, Pollo theksoi se ajo i shërbeu më shumë Vuçiçit se sa Shqipërisë.

Pjesë nga diskutimi

Xhafo: Morëm një “JO” çfarë do të ndodhë pas kësaj, a kemi alternativë tjetër? A u mbajt BE peng nga Bullgaria?

 

Pollo: Ishte e parashikueshme që Bullgaria që me atë situatë politike dhe e kishte të vështirë për të dhënë një “Po”. Nga informacionet që kishim se situata Bullgare nuk do e lejonte çeljen e negociatave, dhe kjo është vështirësisht e kuptueshme për publikun shqiptar për problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Biletarilizimi i çështjeve të BE-së nuk ndodh për herë të parë me Sofien, ka ndodhur me Greqinë për bllokimin e emrit me Maqedoninë. Ka qenë një pengesë artificiale jo vetëm për Shqipërinë.

Ajo që ka ndodhur dy orët e fundit është që Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Bullgar të miratojë propozimin e Macron. Por sapo të merret vendimi në Parlamentin Bullgar, do të merret në një nivel tjetër.

Më shumë se sa çelja e negociatave debati do të ishte se çfarë do të sjellë kjo. E dyta është kollaj të bësh lajm, të bësh diskutime kritike apo metafora, ajo që u ngrit si referencë gjesti i 3 shefave të qeverive dhe shtetit, Vuçiç, Rama dhe Kovaçevski thanë edhe mund të mos shkojmë se do qëndrojmë të njëjtat fjalë.

Një qëndrim shumë i qortueshëm, pasi është i dëmshëm për perspektivën e Integrimit. Është e vërtetë se Europa është në luftë, por Vuçiç në mënyrë koherente ka marrë në mbrojte Rusinë dhe këtë e tregoi me sanksionet.

Ai ndodhet nën presion nga BE dhe SHBA për tu rreshtuar me të gjitha vendet e kontinentit që ndodhen në luftë ndaj një agresioni që po ndryshon rregullin botëror.

Serbia nuk është rreshtuar edhe më parë me sanksione kundër Rusisë, por është toleruar se ka qenë situatë paqeje, në kohë lufte nuk tolerohet më, por si t’ia bëjmë që mos jetë kjo në fokus, por ne përmendim batuta herë nga librat e herë nga dhjata.

Ky është një shërbim që iu bë Vuçiçit me këto deviacionet. Rama në një intervistë thoshte që e para Serbia ka të drejtë mos bashkohet me sanksionet se ka një marrëdhënie speciale

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...