E përdori si ‘zagar sulmi’ ndaj BE-së/ Vuçiç falënderon Ramën: Dole në krah të Serbisë, respekt!

Premte, 24 June 2022 12:54

 

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e samiteve të Bashkimit Europian ajo që ndodhi një ditë më parë.

Edhe pse ishte një samit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, në konferencën e përbashkët për shtyp u shfaqën vetëm tre vende: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ishte një situatë e pazakontë, pasi tre vendet e tjera nuk ishin në konferencë

Por po ashtu, po kaq i rëndë ishte fakti se kryeministri shqiptar, Edi Rama vazhdoi sulmet e tij si një ‘qen gjahu’ i Serbisë

Ai sulmoi BE-në në emër të Serbisë dhe shumë pak ose aspak foli për Shqipërinë.

Çdo shqiptar mund të ketë ngritur së paku vetullën kur shihte kryeministrin e tyre teksa fliste sikur të ishte zëdhënësi i Vuçiçit.

Nga ana tjetër ky i fundit, që nuk duhej të ishte fare në konferencë pasi vendi i tij ka hapur negociatat dhe nuk ka ndonjë problem me BE-në, përpos faktit që është ushtar i Putinit në rajon, sot ka falënderuar Ramën që i doli në krah Serbisë.

“Kjo është mënyra e vetme që ne të dëgjohemi, që kolegët tanë evropianë të na dëgjojnë. Unë i jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë, treguan respekt”, tha sot Aleksandar Vuçiç.

Historia gjykon ndoshta me vonesë, por një shërbim i tillë ndaj Serbisë dhe një skandal i këtyre përmasave nuk është parë në dekada

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...