SHBA thërret në takim ambasadorët e vet nga Ballkani Perëndimor

Saturday, 25 June 2022 08:30

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka publikuar një fotografi në twitter. Përveç tij, aty shihen ambasadorët amerikanë që shërbejnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, e ku janë takuar në Konferencën e shefave të misioneve të këtij viti në Washington.

Hovenier shkroi se në këtë takim kanë pasur diskutime mbi prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal me udhëheqësinë e Zyrës së Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, njofton RTK.

 

Në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor, duket se është tashmë në vëmendjen më të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Kështu, të gjithë ambasadorët amerikanë në Ballkanin Perëndimor, të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, do të takohen me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë, për të diskutuar prioritetet e SHBA në Ballkanin Perëndimor.

 

Në fokus të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi, që është më i rëndësishëm se kurrë. Këtë e deklaroi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter. Në fotografinë që ka shpërndarë, Kim shfaqet e buzëqeshur pranë homologëve të saj, ndërsa pranë tyre, në mes, është edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përveç ambasadores anerikane Kim që shërben në Shqipëri e ambasadorit Hovenier që shërben në Kosovë, të rreshtuar janë edhe ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ambasadori amerikan në Bosnje-Hercegovinë, Michael Murphy, dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...