Lirimi i vrasësit nga burgu/ Berisha bën reagimin e fortë: Kriminelët paguajnë që të mos preket dosja e tyre

Saturday, 25 June 2022 22:24

 

Lirimi nga burgu i Burim Durakut pasi u tejkaluan afatet e paraburgimit, edhe pse i arrestuar për vrasjen e një gruaje në Greqi, krim horror për të cilin ai u vu në pranga nga RENEA në vitin 2019, ka sjellë reagimin e fortë të kryetarit të PD, Sali Berisha.

Berisha shkruan në Facebook se lirimi i vrasësit është pasojë kriminale e pseudo-reformës në drejtësi.

"Ata lirohen sepse nuk ka kush t'i hetojë", shkruan Berisha.

Gjithashtu, lideri demokrat shkruan se lirimi i personave me akuza vasje, bëhet sepse ata paguajnë prokurorët që të mos preket dosja e tyre.

 

"Ndodh kjo sepse kriminelët paguajnë që të mos “preket” dosja e tyre apo sepse prokurorët të stërngaruar, e kanë të pamundur të shqyrtojnë dosjet brenda afatit maksimal ligjor që duhet hetuar, kjo duhet hetuar. Por ky është bërë një fenoman i përsëritur", shton ai.

Reagimi
Vrasësit festojnë pasojat kriminale të pseudo-reformës në drejtësi. Ata lirohen sepse nuk ka kush t’i hetojë!

Burim Duraku, autor vrasje dhe i disa plaçkitjeve të dhunshme lirohet nga parburgimi për tejkalim afati ligjor.

Të dashur miq, këto ditë u lirua nga burgu, Burim Duraku, i arrestuar në vitin 2019 me bujë të madhe me akuzen për vrasje me dashje të një personi dhe për disa plaçkitje me dhunë. Burimi është thjesht vrasësi i radhës që lirohet pas kalimit të afatit të paraburgimit, për tejkalim të këtij afati pa përfunduar hetimet. Ndodh kjo sepse kriminelët paguajnë që të mos “preket” dosja e tyre apo sepse prokurorët të stërngaruar, e kanë të pamundur të shqyrtojnë dosjet brenda afatit maksimal ligjor që duhet hetuar, kjo duhet hetuar. Por ky është bërë një fenomen i përsëritur.

E verteta është se me pseudo-reformën e drejtësisë dhe largimin e dhjetëra e dhjetëra prokurorve, me motive të drejta ose dhe si gjah shtrigash nga detyra, sot ngarkesa për një prokuror arrinë gjerë në 300 dosje në vit de facto, jashtë çdo mundësie reale për hetimin e tyre. Keshtu, falë pseudo-reformes Sorosiane të drejtësisë në Shqipëri, vrasësit, kriminelët, lirohen njëri pas tjetrit edhe pa shkuar në gjykatë, thjeshtë për pamundësi hetimi. sb

Këtu më poshtë keni të plotë kronikën e arrestimit dhe shkaqet e këtij akti për rastin në fjalë.

LINKU I KRONIKËS

https://www.syri.net/.../video-u-arrestua-me-buje-nga.../

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...