Meta: Shpopullimi, axhendë e qëllimshme e qeverisë

Diel, 26 June 2022 14:54

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të Zëri të Amerikës se në 5 vitet e fundit nga Shqipëria kanë ikur 221 mijë qytetarë.

Në gjysmën e viteve të qeverisjes së Edi Ramës, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo qeverisje tjetër.

Për Ilir Metën, kjo është një axhendë e qëllimshme dhe antikombëtare që po zbatohet në Shqipëri.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

 

Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë.

Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.

Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane!

Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...