Berisha: Bordet i pinë gjakun shqiptarëve, Rama fitoi 340 mln euro nga rritja e çmimeve

Tuesday, 28 June 2022 14:59

 

Duke folur në kryesinë e PD-së, kreu i demokratëve Sali Berisha ka akuzuar bordet e ngritur nga Edi Rama se janë duke vendosur çmimet jashtë çdo llogjike tregu.

Berisha tha se, nga rritja e çmimeve Edi Rama ka mbledhur vetëm si TVSH, 340 milionë euro.

‘Unë mund t’ju them shqiptarëve se bordet për llogari të oligarkëve janë shndërruar në një mjet gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në burse ka qenë 108 USD. Nafta në treg ka qenë 2mijë e ca lekë.

Një muaj më parë, kur fuçia e naftës ka qenë po 108 USD, litri i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lek!

Pra, bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asnjë mundësi tjetër dhe arsye tjetër që kokrra e vezës, litra e qumështit, kg i djathit dhe çfarë djathi që gjysmën e bëjnë me qumësht pluhur, të themi të vërtetën, të kushtojë në Shqipëri 10&% të çmimit të mesatares së BE-së.

Kush e bën këtë? Kush e bën këtë? E bën Bordi. Dhe këto që ju them janë statistika zyrtare të institucionit që kontrollohet nga edi Rama.

Si mundet që nafta në Shqipëri të ketë çmin pothuajse identik me Finlandën, Norvegjinë dhe Zvicrën kur rrogat janë tetë herë më të ulëta dhe kur Shqipëria nxjerr? Nëse Zvicra nuk nxjerr, Shqipëria nxjerr 1 milion ton naftë për të mos thënë që në SHBA është më pak se gjysma e çmimit në Shqipëri.

Shqiptarëve po iu shtrëngohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet. Të dhëna shumë të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH e çmimeve të rritura, e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro’, tha gjatë fjalës së tij në kryesinë e PD-së, kreu Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...