Berisha: Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues i Vuçiç, jo i shqiptarëve

Tuesday, 28 June 2022 15:07

 

‘Edi Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues i Vuçiç dhe jo i shqiptarëve.’

Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij me anëtarët e kryesisë së PD-së.

Berisha theksoi se gjuha që ka përdorur Edi Rama në Bruksel, është njësoj sikur ta kishte përdorur Putin, apo Llukashenko.

‘Samiti i Brukselit zbuloi para cdo shqiptarë se Rama shkoi në në Bruksel si përfaqësues i Vuçiçit, i Beogradit dhe jo i Tiranës dhe i shqiptarëve.

Përdori një gjuhë ordineri, gjuhë që mund të përdorte vetëm Lavrovi, Putini, apo Lukashenko ndaj udhëheqësve europiane, sepse të gjitha i ka porosi të Beogradit. Sulmoi Bullgarinë, një vend që ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ne votojmë për hapjen e negociatave, një vend miq.

Bullgaria ka qenë ndër avokatët kryesore në Gjykatën e Hagës kur është gjykuara çështja e Pavarësisë së Kosovës. I ka bërë asaj pavarësie një mbrojtje të shkëlqyer, por duhet jesh si Edi Rama që të sulmosh një vend që ka vetëm qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve dhe e bën kryekëput sulmin për llogarinë e Beogradit.

S’e lidh asgjë sulmin e tij ndaj Bullgarisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. As me Kosovën. Pra, po pleksen, po gërshetohen të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri kryekëput antinjerëzore, një qeveri që nuk ia ndien për qytetarët e vet, që më shumë kujdeset për interesat e Beogradit se të Shqipërisë dhe Kosovës’, nënvizoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kryesinë e PD-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...