Pallati i Brigadave/ Berisha: Nuk do gëzojë kush pasuritë që i vjedh me Ramën! Tërhiquni

Premte, 01 July 2022 13:00

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha kishte një mesazh direkt për Edi Ramën gjatë konferencës për shtyp.

“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi. Edvin, 7 korriku është vetëm fillimi. Të garantoj dhe dije se fjala ime është fjalë. Është vetëm fillimi pasi ka tejkaluar çdo vijë të kuqe në qëndrimin cinik ndaj qytetarëve shqiptarë me qëndrimet e tij. Me faktin që firmë që lëshon ka një vjedhje.

E morët vesh ju, pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Që është një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme.
Qëllimi i Ramës është shkatërrimi de facto i këtij parku. Nuk është çudi kur të shohim kulla aty, por Rama nuk do jetë në pushtet deri në atë kohë. Nuk do gëzoni pasuri duke e ndarë me Edi Ramën dhe njerëzit e tij. Ky është një zotim solemn. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje.

Tërhiquni, mos vidhni me Edi Ramën. Mos u bëni bashkëvjedhës me Edi Ramën dhe ministrat e tij. Ky njeri nuk do i shpëtojë dot ligjeve të vendit dhe atyre ndërkomëbtare,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...