4 korriku/ Kim poston fotot me Metën: Faleminderit për fjalët dashamirëse

Saturday, 02 July 2022 14:03

 

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, postoi disa foto nga pritja e organizuar mbrëmë te Pallati i Brigadave me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA.

Kim postoi kryesisht foto me Presidentin Ilir Meta, i cili mbajti edhe një fjalim.

“Zoti President, faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar,” tha Kim.

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë,” theksoi ambasadorja.

 

“Dhe tani, zoti President dhe të ftuar, ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për ditëlindjen e 246-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe – më e rëndësishmja – për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!” tha ajo në fund të fjalë së saj

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...