Është Edvini, jo Ervini problemi!

Hënë, 04 July 2022 09:56

Nga Ylli Manjani/

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas pikëpamjes së vet. Sa më takon,sjelljen e Tij më 8 janar të këtij viti, me atë shkopin e bejzbollit në dorë te selia e PD, nuk e gëlltis dot.

Pooooor, siç kam thënë edhe më parë, Ervin Salianji nuk ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë, kur denoncoi në publik çështjen "Babale kundër Xhafajt".
Ai nuk bëri kallëzim në Prokurori fare, ndaj ska sesi të vlerësohet nëse është i rremë apo jo.

Kallëzimi i rremë është togfjalësh që ka një emër dhe një mbiemër përcaktor. Pra duhet të kemi kallëzimin, dmth emrin, pastaj ta vlerësojmë është apo jo i rremë...

 

Kallëzimi i rremë është proces që fillon me paraqitjen e një kallëzimi në Prokurori dhe, të ketë qëllim ta shmangë drejtësinë nga nxjerrja e të vërtetës.

Por Salianji denoncoi në publik, si çdo deputet e politikan. Nuk bëri kallëzim

Drejtësia e re, pa marrë parasysh këtë gjë vlerësoi rrenën, pra pa patur kallëzimin.

Bënë një ekuacion me të meta.

X×rrenë=kallëzim i rremë?!

Joooo. Përfundim totalisht i gabuar.

Nuk është as ekuacion, as shumëzim e as me të panjohur.

Është mbledhje e thjeshtë:

Kallëzim+ i rremë=kallëzim i rremë.

Nëse mungon kallëzimi atëhere: kallëzimi i rremë-i rremë= kallëzim.

Në klasën e dytë fillore....

Nejse, po ligjërisht e llogjikisht ajo akuzë e ai dënim i shkallës së parë është absurd juridik. Nonsens llogjik.

Do kishte qenë më pranë llogjikës një gjykim apo dënim për moskallëzim, sesa për një kallëzim që se ke bërë.

Të dënojnë për një gjë që se ke bërë?! Të dënojnë për x-in, të panjohurën.

Ooooo. Viti i dytë juridik... Edhe i shlollës së Enverit po të doni!!!

Por të dënojnë edhe për një rrenë që nuk rezultoi rrenë fare.

Babalja dhe ish miku i tij Xhafaj ishin persona realë. Ky i fundit madje përfundoi në burg të mbaronte dënimin në Itali.

Çfarë rrene bëri Salianji?!

Apo që thjesht solli në vemendje që Xhafaj miku i Babales,ishte vëlla me Ministrin e Brendshëm!?

As kjo nuk ishte rrenë!

Atëherë për çfarë rrene, se për kallëzim ska sesi sepse nuk kishte, u dënua tjetri?!

Më në fund, pas kaq kohësh, besoj se edhe vetë Xhafaj ministër i kohës, e di që nuk e shkarkoi Salianji nga detyra...

Ishte Edvini, jo Ervini që e shkarkoi. Donte ta hiqte qafe dhe e hoqi.

Ndaj, llogjikshëm, bazuar në ligjet e shkruara të shtetit, për Salianjin pres vetëm Pafajsi për këtë akuzë absurde

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...