Kreu i ‘Partia e Lirisë’, Ilir Meta në daljen e tij në konferencë për mediat nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë një hajdut të pamëshirshëm.
“Haramët e Shqipërisë vjedhin miliarda. Drejtësinë dhe reformën në drejtësi do ta çoj para popullit të Shqipërisë, se është ai që paguan taksa. Jo për të ecur me hapin e breshkës. Mjafton vetëm afera e inceneratorëve, por ende nuk është bërë asgjë… Ka plaçkitje , vjedhje, borxhe, Ai fundin e ka të qartë, ne do të ecim me ritëm shumë më të shpejtë për korrupsioni. Edi Rama është në vend të parë, të dyte e të tretë për korrupsionin. Një vjedhës i pamëshirshëm".
"Ju mendoni se ky është i paaftë? Jo! Është i pacipë! Sepse për të vjedhur të dhënat është i aftë, ndërsa për këto të tjerat na qenka i paaftë".
"Nuk vjedh vetëm me forma të gjallësh, por ka shkelur edhe kodet kanunore të këtij vendi. Ai nuk vjedh i vetëm. Ai vjedh bashkë me enturazhin e tij që nuk ka lidhje me socialistët, të cilët janë marrë peng, që më vjen keq për ta. Ky është mjeshtër për të korruptuar, kapur e shantazhuar dhe përçarë. Ndaj i ka katandisur siç janë sot. Ai ecën me shpejtësi korrupsion, korrupsion”, tha Meta.
"Ata gënjejnë pa pushim, detyra jonë të themi të vërtetën pa pushim, shqiptarët ta kuptojnë që duhet të lëvizin, nëse duan progres. Familjet as gotën e dhallës nuk do e shijojnë dot. Kemi të bëjmë me një mafie, jo me një klasë politike që ka humbur pak kontrollin, është mafie e kalkuluar në gjithë projektin e vet, e cila mendon se i ka futur shqiptarët në një laborator si kaviet, sa do durojnë e sa s’do durojnë. Kur blen opozitën, thotë durojnë se ku do mbështeten? Kur blihet ai që është udhëheqës opozite…", tha Meta