“Banda që bëri Griseldën me barrë nuk e ka problem të bëjë shpifje të tilla”, Meta për dosjen e sigurimit: Nikolla është tromaksur se ka marrë një urdhër

Saturday, 30 July 2022 11:16

 

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot sërish për çështjes e dosjes së sigurimit që përfshiu dhe emrin e tij.

Ai tha se Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe në krye të të gjitha proceseve demokratizuese në vend.

 

“Kur ky palaço që i gjuante me gurë atyre socialistëve, Ilir Meta vajti u dha zemër, i ndihmoi që të reformoheshin, të bëheshin një parti shqiptare, ata u kthyen te Dushani, çfarë t’u bëj atyre.
Jam dhjetë hapa para të gjithëve. Përpjekja e tyre që të merrem unë me këta karagjozë që i dinë ligjet dhe i shkelin, është çështjes e tyre, unë kam punë të tjera. Sot erdhi denoncimi për by-pass-in e Tepelenës. Çdo ditë ne do jemi duke dokumentuar vjedhjet e tyre. Për sa i takon çështjes në fjalë, ju e dini që personi që ka qenë i ndjekur ka bërë kërkesë tek Autoriteti që të njihet me dosjen. Ai sa ka bërë e-mail-in është bërë nami në media. U bë tre ditë që nuk i japin dosjen atij që të shikojë vërtetë kush e ka spiunuar, megjithëse ai e di shumë mirë.
Autoriteti i dosjeve e di që nuk ka SPAK e prokurori që e shpëton nga këto përgjegjësi ligjore. Familja ime është mësuar me këto akuza. Banda që bëri Griseldën me barrë nuk e kanë problem të bëjë shpifje të tilla.
Nuk e di çfarë kusuri ka familja e atyre, për shkak të lojërave mizore të Edi Ramës që nuk njeh as ligj, as moral njerëzor. Ai që është krenar për babain që vari poetin në mes të Kukësit në 1989 është shqetësuar shumë për këtë rast të tillë.
Ajo (Nikolla) nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë dosje. Nuk ka asnjë dosje, të jeni të sigurt për këtë çështjes. Ajo ka një porosi dhe merr letra që i çon Endri Fuga. Endri Fuga ia çon Autoritetit. Ajo është tromaksur se ka marrë një urdhër. Që të thonë njerëzit epo ajo tani nuk u tromaks kot”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...