Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale për antimitingun që organizoi kryeministri Edi Rama në sheshin Skënderbej.
Rama e quajti një festë për çeljen e negociatave dhe për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Berisha ka publikuar një foto nga antimitingu, për të cilën thotë se e dëshpëroi shumë kryeministrin Rama.
Statusi i Berishës
Foto e antimitingut që e dëshpëroi shumë Ramën. Në darkë i bërtiste në kupe të qiellit Çuçit: paguajmë 200,000 rroga s’të përgjigjen as 1/20 e tyre! Tradhtar! Tradhtar!