Tensione në Veri/ Kosova mbyll dy dogana, serbët nisin revoltën, Kurti del me video-mesazh

Diel, 31 July 2022 21:32

 

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës rreth një orë më parë mbylli vendkalimet kufitare me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

 

Ky hap u hodh pas eskalimit të tensioneve në Veri, ku qytetarët lokalë serbë nisën të bllokonin rrugët me barrikada.

 

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas tensionimit të situatës, me anë të një video-mesazhi.

 

 

Ai akuzon presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviçin si përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës, duke kërkuar që opinioni kosovar të mos bierë pre e mediave të Beogradit.

“Ditet e javët në vazhdim mund të jenë sfiduese dhe problemaitke. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, thotë Kurti ne mesazhin e tij.

Modifikuar më Hënë, 01 August 2022 10:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...