Publikohet një video ku dëgjohet teksa qëllohet me armë Policia e Kosovës mbrëmjen e së dielës në veri.
Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.
Edhe Policia e ka konfirmuar të dielën se ka pasur goditje me armë në drejtim të saj në veri.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.
Serbët lokalë më 31 korrik vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë janë lëshuar dokumentet e para për hyrje-dalje