Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidenteve dhe tensioneve në veri të Kosovës.
‘Bandat e Vuçiçit në veri të Kosovës bllokojnë rrugët dhe shkrehin breshëri armësh kundër policisë!
Miq, ashtu sikundër paralajmëroi, serbomadhi Vuçiç mobilizoi bandat serbe dhe të infiltruar nga Beogradi kundër aplikimit të reciprocitetit nga qeveria e Kosovës, në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Duke mbështetur qeverinë e Kosovës në qëndrimin e saj për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, dhe ligjit në tërë territorin, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte, si skenar ruso-serb, dmth Putin-Vuçiç, për të ndezur konfliktin në rajon.
Nga ana tjetër, i bëjë thirrje NATO-s të marrë të gjitha masat për një përgjigje të merituar ndaj Putinit të vogël të Ballkanit’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në një reagim të tij në Facebook në lidhje me situatën në Kosovë