Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, paralajmëroi se Gushti do të jetë “një stuhi e vërtetë denoncimesh” për vjedhjet që po vijojnë në Tatime, Dogana.
Meta prezantoi dhe Brisida Shehajn, si Koordinatore Kombetare e Luftes kundër Korrupsionit ne Partine e Lirise.
Ilir Meta: Revolucioni antikorrupsion do vijojë, s’ka pushime në gusht se qeveria vërtet pushon por vjedhjet vijojnë në Dogana, Tatime, në rrugë në gjithcka.
Kemi vendosur që Brisida Shehaj të jetë Koordinatore Kombetare e Luftes kundër Korrupsionit, të drejtojë punën që Gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirafaktuara të mirëargumentuara dhe përfshirjes së gjithë qytetarëve e sidomos atyre nëpunësve me integritet që janë ende në zyrat e shtetit e janë dëshmitarët më të mirë të vjedhjeve më të rënda të këtyre vjedhjeve që ndodhin cdo ditë